15:43 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Suspendohet kryeprokurori zviceran që po merrej me një hetim mbi FIFA-në

Kryeprokurori i krimeve ekonomike në Zvicër është suspenduar nga pozita deri sa po merrej me një rast korrupsioni që kishte lidhje me FIFA-në.

Prokuroria Federale e Zvicrës ka thënë se zyrtari, Olivier Thormann është suspenduar javën e kaluar pas një ankese të bërë në muajin shtator, transmeton Indeksonline.

Prokuroria nuk dha asnjë detaj më shumë rreth kësaj ngjarje por ka konfirmuar se ka lidhje me hetimin e rastit të FIFA-së.

Me rastin që po merrej Olivier bëhej fjalë për një shpëlarje parash e shtëpisë më të madhe të futbollit.

FIFA vitet e fundit ka pasur shumë probleme me korrupsion, ku i përfshirë ishte edhe ish presidenti Sepp Blatter.