15:03 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Suspendohet nga puna një polic në Prizren, ushtroj dhunë në familje

Gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Gjirokastra” në Prizren ka ndodhur një dhunë në familje, ku i përfshirë ishte një zyrtar policor, i cili është suspenduar nga detyra për 48 orë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Motivet e rastit janë mosmarrëveshje mes tyre për çështje të ndryshme familjare.

“Njëri nga të dyshuarit është zyrtar policor i përfshirë në rast, për të cilin janë informuar të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe eprorët më të lartë”.

“Inspektorati Policor, hetuesit regjional të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marr me rastin, kanë shoqëruar deri në stacion të dyshuarit të cilët janë intervistuar”.

“Njëherit iu është dhënë ndihma mjekësore pasi nga kontakti fizik që kishin pasur mes veti, kanë marrë lëndime të lehta trupore”.

“Është informuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit iniciohet rasti si sulm dhe shkon në procedurë te rregullt”.

“Vlen të theksohet se me rekomandim te Inspektoratit Policor te Kosovës, polici në fjale është suspenduar nga detyra për 48 orë. Rasti është hetime”./Indeksonline/