14:28 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / LB

Sveçla: Ata që duartrokitën kriminelët s’do të jenë pjesë e sistemit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për medie, ka kërkuar që të zbardhet rasti i vrasjes së Marigona Osmanit nga Ferizaj.

Ai ka bërë të ditur se menjëherë ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha institucionet dhe se ka kërkuar detaje për secilën vepër penale për dy të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares.

Fjalë të mira pati për ndihmën e qyqarëve për kapjen e të dyshuarit kryesor në këtë rast Dardan Krivaqës, por edhe për Policinë.

Por për zyrtarët policor ai ka paralajmëruar edhe ndëshkime sidomos nëse nuk janë angazhuar në rastet e dhunës në familje.

Ndëshkime dhe përjashtim nga sistemi ka paralajmëruar edhe për të gjitha ata që sic thotë ai kanë duartrokitur kriminelët duke shtuar e nuk do të lejojnë më ndërhyrje nga lartë, raporton EO.

“Kam kërkuar angazhim maksimal për zbardhjen e rastit. Ndërsa dje bashkë me drejtorin e Policisë kam kërkuar detaje për secilën vepër të të dyshuarve. Falënderojë qytetarët për ndihmën dhe përgëzojnë Policinë për punën. Përgjatë këtyre muajve”.

“Persona të tillë kanë ndërhy në sistemin e drejtësinë në të gjitha komunat, kjo do të marrë fund, njerëz që u kanë duartrokitur atyre nuk do të ketë më, nuk do të ketë ndërhyrje nga lartë. Kam kërkuar raport për secilin rast në dhunë në familje që ka në punë secili zyrtar i Policisë, do të ketë ndëshkime për mos punë”.