21:37 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / Andronika

Sveçla: Falënderoj të gjithë deputetët që votuan Ligjin për zyrtarët publik dhe Ligjin për pagat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka falënderuar të gjithë deputetët për votën pro në lexim të parë për Ligjin për Zyrtarë Publik dhe Ligjin për Paga.

Ai, gjithashtu falënderoi zyrtarët, specialistët e shërbyesit civil që punuan dhe komentuan këto dy projektligje që sipas tij janë të ndërvarura me njëra – tjetrën.

“Është pritje e imja dhe besoj e çdo zyrtari publik që të njëjtat të votohen edhe në lexim të dytë brenda këtij viti”, shkroi Sveçla në Facebook.

Kujtojmë se sot në lexim të parë Ligji për Paga mori 68 vota pro, ndërsa Ligji për Zyrtarë Publik kaloi me 61 vota.