22:36 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / MSH

Sveçla: Kam kërkuar angazhim maksimal të të gjitha njësive për arrestimin e autorit të krimit në Gllogjan

Ministri i Punçve tç Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reguar mbi sulmin e ndodhur në Gllogjan të Deçanit.

Ai ka njoftuar se ka anuluar vizitën e tij në Shqipëri dhe se është nisur drejt Deçanit.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Lajme të tilla lëndojnë çdo zemër njerëzore.

Jam thellësisht i shqetësuar dhe i tronditur prej aktit kriminal që ka ndodhur sonte në Gllogjan të Deçanit.

Bashkëndjejmë me familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre dhe lutemi për shërimin e të plagosurve.

Menjëherë e kam ndërprerë vizitën dhe aktivitetet e parapara në Shqipëri dhe jam rrugës për në Deçan. Ndërkohë, kam qenë dhe jam në telefon me drejtuesit e forcave të rendit, për pasojë nuk kam mundur t’i drejtohem më herët opinionit publik. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më parë.