19:37 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / L K

Sveçla reagon ndaj sulmeve të gazetarëve: Kështu duket milicia fashiste, por do të dështojë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook ka reaguar për sulmet e qytetarëve serbë ndaj gazetarëve të Kosovës.

Sveçla shkruajti “Kështu duket milicia fashiste, por do të dështojë. Republika e Kosovës qëndron për demokraci dhe liri, prandaj do të triumfojë”.