Sveçla rrethohet nga kolegët e partisë, tregon për rrahjen me Frashër Krasniqin
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe ai nga Partia Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, pas një emisioni televiziv mbrëmë janë përfshi në një përleshje fizike mes vete.
Sveçla i cili është përfshirë në këtë përleshje ka arritur tani në Kuvendin e Kosovës ku po pritet të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme për rezolutën e LDK-së dhe dukej mjaft i relaksuar.
Sveçla është parë duke biseduar me deputetët tjerë të Vetëvendosjes të cilët e kanë rrethuar atë që nga ardhja në Kuvend.
Siç duket Sveçla po iu tregon për incidentin e mbrëmshme me ish kolegun e tij partiak./Indeksonline/