17:56 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Syla i AAK-së: E turpshme, fermerët janë gjobitur me 200 euro për mos-mbajtje të distancës

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka thënë se përfaqësuesit e fermerëve janë gjobitur nga policia për mosrespektim të rregullave anti-covid, pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti.

Tutje, Syla ka thënë se fermerët në vend se të përkrahen, ata janë gjobitur.

Postimi i plotë i deputetit Syla:

E turpshme!

Përfaqësuesit e fermerëve, pas takimit me kryeministrin, ndalohen nga policia dhe gjobiten me nga 200 euro, gjoja për mosrespektim të distancës gjatë protestës.

  1. Hoti, a jeni kryeministër edhe i këtyre fermerëve? Ata erdhën për të gjetur përkrahjen tuaj karshi halleve të tyre, ndërsa u kthyen të gjobitur!