13:51 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sylejman Selimi i kërkon Kuvendit që mos të debatoj për mbajtjen e tij në burg

Gjenerali Sylejman Selimi, njëri prej anëtarëve të grupit të Drenicës, vazhdon të qëndroj ende në burg, derisa disa nga anëtarët janë liruar.

Avokati i Selimit, Tomë Gashi i cili vazhdon të thotë se klienti i tij po mbahet padrejtësisht në burg, ka përcjell te Kuvendi i Kosovës një kërkesë, transmeton Indeksonline.

Në një postim në Facebook, Gashi ka shkruar se Sylejman Selimi ka kërkuar nga Kuvendi që mos të debatoj për mbajtjen e tij në burg.

Më poshtë postimi i Gashit pa ndërhyrje:

Duke e pare padrejtesine e qellimshme qe eshte i’u bere kunder tij, Gjeneral Sylejman Selimi ka kerkuar qe Kuvendi I Republikes se Kosoves te mos debatoj fare per mbajtjen e tij te kunderligjshme ne burg sepse gjerat jane te qarta, nuk ka medyshje, qe aj eshte duke u mbajtur ne burg per mbi 5 vite me prova te montuara dhe falsifikuara dhe per 138 dite pa vendim te plotfuqishem gjyqesor.