75 Mall Live Search
22:04 / E Hënë, 25 Mars 2024 / FR

Sylvinho: Jam i trishtuar që nuk fituam

Shqipëria e ka humbur miqësoren kundër Suedisë, me rezultat minimal 0:1.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, i cili tha se ishte i trishtuar për humbjen.

Por, braziliani u shpreh i kënaqur me lojën e zhvilluar nga futbollistët e tij.

” Jam i trishtuar që nuk fituam, por jam i kënaqur me lojën. Nuk kam çfarë t’u them lojtarëve për paraqitjen. Ne jemi gjithmonë kjo skuadër që luan me shpirt e me zemër si gjithmonë. Kishim rreth 4000 tifozë që na mbështetnin, ishte si të luanim në shtëpi. Pra kam trishtim vetëm për rezultatin”, tha ai për Supersport.

49-vjeçari shtoi se atmosfera në skuadër para nisjes së kampionit evropian, është shumë e mirë.

“Jam shumë i kënaqur me atmosferën e lojtarëve. Ka një konkurrencë të shëndetshme, unë e di se çfarë mendojnë ata. Tani do kthehen në klubet e tyre dhe do të vazhdojnë me punën, por atmosfera mes tyre është vërtetë shumë e mirë. Edhe raporti që lojtarët kanë me stafin teknik është shumë i mirë dhe sigurisht që është punuar shumë nga stafi që të ketë një marrëdhënie të shëndetshme dhe e kemi atë me të gjithë”, tha Sylvinho