75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Szczesny shënon gol spektakular nga gjuajtja e lirë, lë një mesazh për CR7

Fantastik me duar, por nuk qëndron keq as me këmbë. Pasi ia priti penalltinë Gonzalo Higuainit, Szczesny ka treguar edhe një aftësi të tij.

Portieri polak është aktualisht i grumbulluar me Kombëtaren e Polonisë, dhe në një seancë stërvitore bëri diçka të jashtëzakonshme.

”Gardiani” i Juventusit shënoi një gol spektakular nga një distancë prej 30 metrash, transmeton IndeksOnline.

Goditja e tij ishte e jashtëzakonshme, dhe në rrjetet sociale është krahasuar me golat e bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo.

Këtë gol, ish-portieri i Arsenalit e postoi edhe në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku la edhe një mesazh për Ronaldon.

”Faleminderit Ronaldo për ndihmën tuaj me penalltinë kundër Milanit. Jam i lumtur që mund ta kthej favorin me disa këshilla nga gjuajtjet e lira”, shkroi Szczesny./IndeksOnline/

 

View this post on Instagram

 

Thanks @cristiano for your help with a penalty vs Milan. I’ll be happy to repay the favour with some advice on free kicks ???

A post shared by Wojciech Szczesny (@wojciech.szczesny1) on