15:28 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tabela e Superligës, Prishtina i afrohet kreut

Prishtina ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Llapi.

Prishtinasit fituan me rezultatin e thellë 4:1 në “Zahir Pajaziti”, për të qëndruar në hap me skuadrat që luftojnë për titull.

Pas kësaj fitore Prishtina zë vendin e katërt me 27 pikë, 3 më shumë se Llapi që renditet në pozitën e pesët.

Në anën tjetër, ndeshja në Drenas mes Feronikelit dhe Dritës u mbyll baras, 0:0.

Ky barazizm nuk iu konvenoi asnjërës prej skuadrave, pasi që ato po luftojnë për kreun.

Drita me këtë barazim mbetet në pozitën e tretë, ndërsa Nikli në pozitën e gjashtë.