11:42 / E Martë, 26 Mars 2019

Tabela momentale e grupit të Kosovës

Pas ndeshjeve eliminator për Euro 2020 në mars, grupin A ku ndodhet Kosova e kryeson Anglia.

“Tre luanët” kanë luajtur 2 ndeshje duke marrë maksimumin e pikëve.

Dy ndeshje i ka edhe Bullgaria që ka 2 pikë. Ndërsa Kosova ndodhet në vendin e tretë me 1 pikë.

Mali i Zi ka humbur 5 pikë ne dy ndeshje dhe pozicionohet në vendin e 4-të, ndërsa e fundit është Republika e Çekisë me asnjë pikë. /Indeksonline/