75 Mall Live Search
10:35 / E Enjte, 02 Prill 2026 / G T

Tahir Batatina: Krenar me heronjtë tanë, po ngrenë Kosovën në nivel europian…!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes rrjeteve sociale mbështetë Kombëtaren e Kosovës.

Batatina u shpreh shumë krenar me paraqitjen e djelmoshave të Franco Fodas në ndeshjen e fundit ndaj Turqisë, shkruan Indeksonline

Ai gjithashtu i del në ndihmë sulmuesit, Vedat Muriqit – i cili u kritikua nga tifozët për ndeshjen ndaj Turqisë.

“Dikur lamë studimet dhe sportin për t’iu bashkuar luftës për lirinë e këtij vendi. Pas luftës, pavarësisht kritikave, vazhduam të punojmë për ndërtimin e shtetit.Sot jemi krenarë me heronjtë tanë që po e ngrenë Kosovën në nivel evropian dhe botëror përmes sportit. Krenarë me kapitenin Vedat Muriqi, bashkëlojtarët, stafin dhe FFK-në”, u shpreh Batatina