11:05 / E Premte, 07 Tetor 2022 / B O

Tahiri: AAK nuk voton asnjë ligj deri sa Qeveria t’ia paguan pagat mësimdhënësve

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të diskutohet për situatën e krijuar pas grevës së sindikalistëve dhe mospagesën e pagave të shtatorit nga ana e Qeverisë. Për këtë arsye sot është ftuar në interpelancë ministri Hekuran Murati.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se me këtë qasje të Qeverisë, janë të detyruar që të mos votojnë asnjë ligj deri sa t’i paguhen pagat mësimdhënësve.

“Është e pamundur qe kjo Qeveri të sillet me kaq lehtësi ndaj një situatë që është e jashtëzakonshme. Janë 30 mijë njerëz që presin mi marrë pagat e ne po flasim për marrëveshje ndërkombëtare. Mosreflektimi i Qeverisë dhe neglizhenca ndaj situatës me sindikalistët na detyron që të mos votojmë asnjë ligj në Kuvendin e Kosovës deri sa Qeveria t’i paguan pagat për mësimdhënësit”, ka thënë Tahiri.