12:45 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Tahiri bashkë me Haradinaj-Stublla takuan kryeministrin kroat, kujtuan momentet e rënda të historisë së përbashkët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri bashkë me ministren e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj po qëndrojnë për vizitë në shteti kroat, ku janë pritur nga kryeministri i këtij vendi Andreja Plenković.

Tahiri ka thënë se së bashku kujtuan momentet e përbashkëta të historisë së të dyja popujve, duke shprehur kështu aspiratën e përbashkët për integrim në BE.

Postimi i plotë i tij:

Së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, në Zagreb takuam Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, z. Andreja Plenković.

Gjatë takimit me Kryeministrin Plenković i rikujtuam momentet më të rënda të historisë së përbashkët, sfidat që i kaluam së bashku, dhe rreshtimin në anën e drejtë të historisë̈ gjatë luftërave çlirimtare të të dy shteteve, periudha këto të lavdisë̈ të cilat i kaluam krah njëri-tjetrit.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkova nga Kryeministri Plenković të mbështesë Kosovën në aspiratat e saj drejt BE-së, forcimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe reformat në administratë shtetërore.

U zotova se jemi gati që të ngrisim nivelin më të lartë të komunikimit ndërqeveritar në mes të dy vendeve, edhe pse Pandemia e ka goditur rëndë këtë aspekt të bashkëpunimit.

Për Kosovën, populli dhe shteti kroat janë dhe do të mbesin ndër adresat kryesore në aspiratat tona në rajon dhe BE.