14:06 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tahiri i lënduar me ofendimet ndaj veteranëve, tregon se si “të fortit” ia kishin larguar nënshkrimin për shfuqizimin e Speciales

Ish-deputeti, Labinot Tahiri u ka dal në mbrojtje krerëve të OVL-UCK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, pasi këta të fundit u arrestuan dje me urdhër të Gjykatës Speciale.

Sipas tij, është turp për ata që i gëzohen arrestimit apo dënimit të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Labi, përmes një statusi në Facebook, tregon se sa ishte deputet kishte vendosur nënshkrimin për shfuqizimin e Speciales.

“Njëherë e dhashë nënshkrimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, por të “fortit” e hoqën dhe ja ku jeni sot. U treguam të dobët karshi juve”, është shprehur ai.

Merr fund bastisja 10 orëshe e EULEX-it në OVL-UÇK, marrin me vete  kompjuterë e incizime - Indeksonline.net

Postimi i plotë:

JU NDJEJ SI NË 1999 kur populli thriste UÇK!

Më thrisni në protesta e në lobime për lirinë e juaj, se jeni zanafilla e ADEM E HAMËZ JASHARIT.

Nuk ndikohem as nga politika, muzika e humanizmi!

Ndikohem vetem nga dashuria për atdhe dhe do vazhdojë të ju përkrah edhe në këtë vit 2020!

Turp për ata që gëzohen nëse arrestoheni e denoheni!

Turp për këndo që ruan karrieren politike duke mos ju përkrahur sot, derisa për zgjedhje thrasin krejt militantët e tyre!

Nga ju filloj fryma pêr Liri

Nga rinia juaj filloi  Liria jonë, por ne nuk u treguam të Zot si Izraeli për vendin e vet që ruan gjithcka që ka të bej me Lirinë!

Njêherê e dhash nênshkrimin për shfuqizimin e Gjykatês Speciale, por të “fortit” e hjeken dhe ja kujeni sot!!

U treguam të dobêt karshi juve.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.