15:54 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Kodi Civil të reflektojë qëndrime bashkëkohore

Duke pasur një Kod Civil modern do të sigurohet që Kosova të ketë bashkëpunim gjyqësor dhe juridik në çështjet civile me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, bashkëpunim i cili do të sigurojë njohjen reciproke të të gjitha çështjeve civile si Ligji për Familjen, trashëgimia e barabartë dhe të drejtat pronësore, dhe bërja e biznesit në të gjithë Evropën.

Kështu u tha në punëtorinë e kampanjës informuese ”Ligji i Familjes dhe Ligji i Trashëgimisë përmes Kodit Civil modern”, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe përfaqësues tjerë institucional e njohës të fushës.Vëmendje e madhe nga kjo punëtori iu dha nevojës për ndryshim të mentalitetit kosovar, sidomos në çështjet familjare dhe ato të trashëgimisë. Me këtë rast Tahiri tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka nevojë për reformë, dhe zgjidhja potenciale është fuqia ekonomike e gruas. Duke u nisur nga impakti që Kodi Civil ka, Tahiri theksoi se në qendër të tij duhet të vihet edhe ndarja e trashëgimisë në raport me gruan, me qëllim të rritjes ekonomike.

Nga kjo punëtori, rëndësinë e një ligji modern e mbështeti edhe ish ministri i Drejtësisë  Hajredin Kuçi, i cili tha se Kodi Civil është shumë i rëndësishëm posaçërisht në çështjet familjare dhe trashëgimore.Ai apeloi që përveç se në ligj, të punohet edhe në ndryshimin e mentalitetit kosovar. Ndërsa Katarina Grbesa, përfaqësuese e EUSR-së, tha se fakti se flitet ende për kodifikimin e Kodit Civil, proces ky i filluar në vitin 2014, është dëshmi e kompleksitetit të tij. Ajo vuri në pah edhe njëherë se Zyra e BE-së mbetet e përkushtuar që të mbështes Kosovën në modernizimin dhe harmonizimin e Kornizës ligjore.

Përfaqësuesi i Kodit Civil, Alfons Lentze, tha se një Kod Civil modern siguron se pa marrë parasysh se çka ndodhë në shoqëri. Teksa Haxhi Gashi, përfaqësues i Kodit Civil, bëri të ditur se tani janë në fazën e dytë të Kodit Civil.