10:12 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / LB

Tahiri: Kurti lëshoi pe për targat, nëse bën marrëveshje pa njohje reciproke me Serbinë përballë do ta ketë popullin

Ish koordinatorja për dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar arritjen e marrëveshjes për çështjen e targave.

Sipas Tahirit, Kurti lëshoi po, dhe tash nuk dihet edhe sa kohë do të qarkullojnë targat ilegale në verit të vendit, meqë nuk ka afat marrëveshja.

Tahiri në Facebook ka shkruar se Kurti dhe qeveria nuk guxon të bëjë marrëveshje pa njohje reciproke me Serbinë.

Postimi i Edita Tahirit:

Marreveshja per targa u arrite, Kurti leshoi pe, tash nuk dihet edhe sa kohe do te qarkullojne targat ilegale ne veri te vendit, meqe nuk ka afat marreveshja. Sikur te degjoheshin amerikanet afati do te ishte 10 muaj. Prap nuk u be publike marreveshja, nuk i dijme edhe cfare kompromise tjera ka bere Kurti si ne te kaluaren. Por nje gje e dijme, Kurti as Qeveria e tij nuk guxon te beje marreveshje pa njohje reciproke me Serbine. Nese leshon pe perballe do ta gjej popullin e Kosoves, te cilin e njoh mire sepse eshte popull shembullor qe dine te mbroj interesat kombetare!