21:05 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Tahiri: Kurti po e dramatizon çështjen e targave

Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e dramatizon çështjen e targave për ta përgatitur opinionin për kompromise.

Sipas saj, ‚dramën e parë e bëri duke e pranuar mungesën e njohjes reciproke në planin franko-gjerman.

“Kurti po dramatizon çështjen e targave për te përgatitur opinionin për kompromise. Tashme te parin e beri duke pranuar mungesën e njohjes reciproke ne planin franko-gjerman“, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.