07:08 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Tahiri: Kurti po luan lojë të pasinqertë me qytetarët, sonte do duhej ta shkarkonte Rashiqin

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Xhafer Tahiri thotë se kryeministri Albin Kurti dhe vartësit e tij po luajnë lojë të pasinqertë me qytetarët e Kosovës.

Tahiri në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se qeveritarët në takime me ndërkombëtarët nuk shprehen kundër Asociacionit.

“Kurti dhe vartësit e vet po e luajnë një lojë të pasinqertë me qytetarët e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë dhe për Asociacionin.

Në njërën anë në takime me ndërkombëtarët nuk shprehen kundër Asociacionit, sot ta zëmë në takim kanë qenë 4 përfaqësues të Kurtit”, tha ai,

Tutje, Tahiri tha se Kurti do të duhej sonte ta shkarkonte ministrin për Komunitete dhe kthim, Nenad Rashiqi, pasi kërkoi formimin e Asociacionit.

“Prandaj po them se është lojë e pasinqertë se janë pajtuar për të themeluar Asociacioni. Si munet Rashiq me kërku themelimin e Asociacioni e Kurti mos me kërku. Do të duhej sonte ta shkarkonte Rashiqin, pasi po kërkon një qëndrim që është i kundërt me atë të Kurtit.

Miqtë ndërkombëtarë kanë kuptuar këtë pa sinqeritet”, tha Tahiri.