10:09 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / S Z

Tahiri: Nëse drafti i Asociacionit qenka për t’u mbrojtur, atëherë pse po mbahet i fshehur

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar partinë në pushtet, për mospublikimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Tahiri ka thënë se zyrtarë të lartë të VV-së, po e mbrojnë draft-statutin e Asociacionit para publikut, por ka shtuar, publiku nuk e ka parë dokumentin.

“Zyrtarë të larte te VV po mbrojne draft statutin e Asociacionit para publikut, por publiku nuk e ka pare dokumentin! Nese qenka per tu mbrojtur atehere pse po mbahet i fshehur !?”, ka shkruar Tahiri.