23:58 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tahiri: PDK, partia e vetme që ka ndërmarrë hapa konkret për fuqizimin e sundimit të ligjit

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se PDK-së është partia e vetme që ka ndërmarrë hapa konkret në sundimin e ligjit.

Në T7 ka thënë se me ligjin për parandalimin e konflikt të interesat kanë kursyer dhjetëra miliona euro.

“PDK është partia e vetme që ka ndërmarrë hapa konrekt në fuqizimin e sundimin e ligjit. Kemi pas me qindra raste që zyrtar të ndryshme, në nivel local a qendror, kanë abuzar me taksa, duke u paguar në forma ndryshme në formë shtesave e kshtu me radhë, ku të hyrat kanë qenë më të mëdha se pagat. Ne me ligjin për parandalimin e konfliktit të interest kemi kursyer dhjetra miliona euro”, ka thënë Tahiri, raporton Indeksonline.