19:44 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Tahiri për gjendjen e rrugës Prishtinë-Podujevë: E rëndë, edhe Llapi është Kosovë o kryeministër

Tahiri për gjendjen e rrugës Prishtinë-Podujevë: E rëndë, edhe Llapi është Kosovë o kryeministër

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i është ankuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për gjendjen e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook i tha Kurtit se edhe Llapi është Kosovë, duke nënkuptuar se Qeveria Kurti po e anashkalon këtë pjesë të vendit.

“Rruga Prishtinë-Podujevë, kurrë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë! Edhe Llapi është Kosovë o Kryeministër”, shkroi Tahiri.