11:49 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Procesi i Kosovës me ‘Axos’-in në Arbitrazh përfundon në 2018-tën

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se procesi gjyqësor në të cilin gjendet Kosova në Gjykatën e Arbitrazhit me “Axos”-in për rastin e PTK-së pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2018.

“Sa i përket arbitrazhit në lidhje me Axos-in për PTK-në. gjatë periudhës në tremujorin e vitit të kaluar avokati ka përgatitur përgjigjen në çështjen e ngritura. Me përfundim të seancës dëgjimore trupi i arbitrave do të shqyrtojë të gjitha provat. Vendimi final pritet të shpallet në gjysmën e dytë të vitit 2018″, ka thënë ai.