09:24 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi për rastin AXOS: Kosova ka ndërtuar kapacitete për t’i mbrojtur interesat e shtetit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka komentuar vendimin e Arbitrazhit për padinë që AXOS-i i kishte bërë Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova ka ndërtuar kapacitete për të tërhequr investime të huaja, mirëpo edhe për t’i mbrojtur interesat e shtetit tonë nga pretendimet e paqëndrueshme.

“Kosova gjithmonë do t’i mirëpresë investimet e huaja, por asnjëherë nuk lejojmë të keqpërdoret si shtet. E drejta dhe të gjitha argumentet në rastin e padisë se AXOS-it ishin në favorin tonë. E uroj ekipin e ekspertëve për punën profesionale dhe mbrojtjen që i ka bërë Kosovës. Si shtet i pavarur dhe sovran jemi pjesë e Arbitrazhit, sepse besojmë në këtë institucion dhe në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Kemi ndërtuar kapacitete për të tërhequr investime të huaja, mirëpo edhe për t’i mbrojtur interesat e shtetit tonë nga pretendimet e paqëndrueshme”, ka shkruar presidenti Thaçi.