07:22 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Tahiri: Punën dhe sukseset i bëjnë njerzit

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri përmes një statusi në Facebook ka thënë se shteti i Iowa-s solli në Kosovë personel të jashtëzakonshëm në mbështetje të rrugës së ndërtimit të institucioneve tona dhe se falë tyre Kosova sot, ka një sistemin  e mirëfilltë ndërlidhës ekzekutiv-legjislativ mes Parlamentit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai po ashtu shtoj se, Garda Nacionale e Iowa-s, nëpërmjet ushtarakëve të lartë, sikurse LTC Sewers dhe LTC Jacobson, që kanë shërbyer në Kosovë kanë ndihmuar që Ushtria jonë sot të jetë më afër standardeve të NATO-së./IndeksOnline/