20:29 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020

Tahiri pyet Hotin: A iu është kërkuar nga BE-ja që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive?

Deputeti nga radhët e PDK-së Abelard Tahiri, në interpelancën që ende po vazhdon në Kuvendin e Kosovës, ka pyetur kryeministrin e vendit se a i është kërkuar ndonjëherë nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet me kompetenca ekzekutive, raporton IndeksOnline.

Mirëpo në reagimin e tij të parë kryeministri Hoti, i ka kthyer me pyete se a ka dëgjuar ndonjëherë ndonjë deklarata nga zyrtarët e BE-së që i kërkon Kosovës të bëj themelimin e këtij asociacioni me kompetenca ekzekutive?

E në kundër replikën e Tahirit, erdhi sërish pyetja e njëjtë, për të cilën siç tha ai, ka parë shqetësimin e LDK-së të shprehur përmes shefit të Grupit Parlamentar të tyre, Arben Gashi, në lidhje me këtë temë.

“Unë e kam dëgjuar prononcimin për mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës dhe fatmirësisht edhe nëse doni ju nuk i keni dy të tretat për këtë? Prapë po ju pyes a keni kërkesë zyrtare. Mos e ndjeni vetën fajtor, tregonani a ka kërkesë a s’ka kërkesë?”, ishte pyetja e Tahirit.

E Hoti deklaroi se pyetja e bërë nga Tahiri ishte e pasinqertë.

“Unë nuk po ndihem fajtor vetëm se pyetja juaj është e pasinqertë sepse krejt bisedat janë transparente. S’ka biseda me dyer të mbyllura, çka kemi diskutuar e kemi raportuar”, theksoi Hoti.

Në anën tjetër Tahiri vazhdoj sërish të kërkoj përgjigje në pyetjen e tij.

“Nuk ka pyetje të pasinqertë. Ne po e shohim shqetësimin e LDK-së për Asociacionin, a  ka kërkesë a s’ka kërkesë, thjeshtë jemi në interpelancë dhe po e shprehim shqetësimin tonë.  A është shqetësimi i juaji apo jo kjo çështje”, theksoi Tahiri, por se nuk mori një përgjigje nga kryeministri.