22:36 / E Premte, 24 Maj 2024 / MSH

Tahiri: S’do të ketë ikje nga ballafaqimi i së vërtetës për dështimet e kësaj Qeverie

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti duke u dorëzuar, ka krijuar një pozicion për të negociuar kushtet e dorëzimit me opozitën.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se nuk do të ketë ikje nga ballafaqimi i së vërtetës për dështimet e kësaj Qeverie. 

“S’do të ketë ikje nga ballafaqimi i së vërtetës për dështimet e kësaj Qeverie. Kërkesën të cilën e kemi adresuar para dy muajsh, nuk pat deputetë për ta diskutuar dhe ballafaquar me një Qeveri e cila është kampione e dështimeve të vendit”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

S’do të ketë ikje nga ballafaqimi i së vërtetës për dështimet e kësaj Qeverie

Kërkesën të cilën e kemi adresuar para dy muajsh, nuk pat deputetë për ta diskutuar dhe ballafaquar me një Qeveri e cila është kampione e dështimeve të vendit.

Kjo Qeveri nuk ka pse t’iu dalë pensionistëve përpara, nuk pse t’iu dalë 80 mijë shërbyesve civilë përpara, nuk pse t’iu dalë punëtorëve për pagën minimale që është më e ulëta në Ballkan, nuk ka pse t’i dalë përpara zyrtarëve juridikë të cilëve u rrezikohet siguria juridike. Mbi të gjitha, nuk ka pse t’iu dalë përpara as vëllezërve e motrave tona në diasporë, e që nga korriku i vitit 2023 nuk ka arrit të bëjë një marrëveshje të vetme për të ndodhë votimi në ambasada në vendet përkatëse.

Kryeministri Kurti duke u dorëzuar, ka krijuar një pozicion për të negociuar kushtet e dorëzimit me opozitën. Mirëpo, këto kushte nuk i pranojmë, do të presim herët apo vonë kapitullimin e tij përmes dorëheqjes. Pra, ka vetëm vonim se shpëtim nuk ka prej ballafaqimit të kryeministrit me opozitën. Megjithatë, ai debat do të jetë ballafaqimi i të vërtetës dhe i një super mashtrimi që ka ndodh tash e tri vjet e gjysmë.