10:52 / E Enjte, 12 Janar 2023 / LB

Tahiri thotë se ka ardhur koha që SHBA të udhëheq dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, ka thënë se ka ardhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin nën udhëheqje ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Tahiri tha se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme dhe as marrëveshje finale përderisa Serbia mbetet ende pro ruse.

“Nuk mund te presim paqe te qendrueshme dhe as marreveshje finale perderisa Serbia mbetet pro-ruse. Eshte koha qe SHBA-ja ta marre udheheqjen per ndermjetesimin e dialogut Kosove-Serbi, me perkrahjen e partnereve evropian”, tha Tahiri