75 Mall Live Search
18:09 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tahiri viziton të burgosurit në Dubravë, ja çfarë u premtoi! (Foto)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka filluar që përpos punës në zyrë të jetë aktiv edhe në teren.

Ai sot ka vizituar Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku tha se ka pasur rastin të takojë edhe personat që janë në vuajtje të dënimit.

Tahiri ka theksuar se menaxhmenti tashmë ka njoftuar atë për punën që bëhet në funksionimin e përditshëm të kësaj Qendre, njëherëit edhe për sfidat me të cilat përballen ata, transmeton Indeksonline.

Ministri gjithashtu ka thënë se u ka premtuar personave që janë në vuajtje të dënimit që gjatë mandatit të tij do të angazhohet për të respektuar të drejtat e tyre, duke i ftuar të besojnë dhe të kenë vizion për botën që i pret në të ardhmen.

Ky është postimi i plotë:

Me qëllim që të shoh nga afër punën në qendrat korrektuese në Kosovë, sot vizitova Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku pata rastin të kem një takim edhe me personat që janë në vuajtje të dënimit. Menaxhmenti më njoftoi për punën që bëhet në funksionimin e përditshëm të kësaj Qendre, njëherit edhe për sfidat me të cilat përballen ata. Këto sfida unë do t’i adresoj në së paku tre drejtime:
Do të avancojmë bazën ligjore për të arritur një trajtim më të denjë të personave në vuajtje të dënimit. Gjithashtu, rritja e buxhetit për vitin e ardhshem do të mundësojë blerjen e pajisjeve të reja teknike dhe të sigurisë, si dhe efektiviteti i punës së institucioneve korrektuese do të rritet me rritjen e numrit të oficerëve korrektues. Një vëmendje do t’i kushtoj edhe përmirësimit të infrastrukturës që kushtet e trajtimit të jenë brenda normave dhe standardeve më të avancuara bashkëkohore. I garantova personat në vuajtje të dënimit që gjatë mandatit tim do angazhohem për të respektuar të drejtat e tyre dhe i ftova të besojnë dhe të kenë vizion për botën që i pret në të ardhmen.