09:28 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një tajfun pritet ta godasë Japoninë, rrezikohet gara e Formulës 1

Gjatë fundjavës pritet të zhvillohet gara e Formula 1 për Çmimin e Madh të Japonisë.

Por zyrtarët e FIA-s janë duke e monitoruar pistën e Suzukas pasi që një tajfun mund ta godasë Japoninë.

Ata po mundohen të minimizojnë mundësinë për anulimin e garës, por kryesore është siguria e tifozëve.

Formula 1, do të japë çdo informacion me rëndësi sa i përket garës. /IndeksOnline/