16:04 / E Diele, 24 Tetor 2021 / AR

Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm

Tajvani është tronditur këtë të diel nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,5 i shkallës rihter.

Tërmeti ishte me thellësi 60 kilometra dhe epiqendër rreth 65 kilometra në verilindje të qytetit Hualien, në verilindje të Tajvanit.

Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë deri në Taipei, sipas raportimit të CNN.

Për fat të mirë nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të frikshme nga momenti i tërmetit, ku duken ndërtesat teksa lëkunden.