15:18 / E Enjte, 18 Prill 2024 / LB

Takim disa minutash, pa rezultat për dinarin në Bruksel

Ka përfunduar pa sukses takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetësuar nga emisari evropian, Miroslav Lajçak, për çështjen e dinarit.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se takimi trepalësh ka zgjatur shumë pak (disa minuta) dhe nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

Është paralajmëruar se pas pak kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi do të ketë një adresim për media në Bruksel.

Ky ishte takimi i katërt në nivel të kryenegocitaorëve për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit në Kosovë u ndalua në muajin shkurt./IndeksOnline/