09:43 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

Takim “kokë me kokë: për Icardin, Wanda me drejtuesit e Interit

Kohë pushimi për shumë lojtarë në Serie A dhe gjithashtu për Mauro Icardin , i cili po relaksohet në Argjentinë me familjen e tij.

Sipas Corriere dello Sport, brenda pak javësh, pas kthimit në Itali, është planifikuar një takim i ri midis gruas dhe agjentes së kapitenit,  Wanda Nara dhe dyshes Marotta-Ausilio, shkruan Indeksonline.

Siç dihet, ka një gatishmëri për të rinovuar nga të dyja palët, por negociatat nuk do të jenë të lehta, duke pasur parasysh hendekun mes kërkesës dhe ofertës që ishte në shtator.

Përveç kësaj, Inter do të dëshironte të eliminonte klauzolën, e në anën tjetër Wanda Nara do të rriste shumën. /IndeksOnline/