20:43 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / MSH

Takim mbi 10 orësh në Ohër, kryeministri maqedon gjen kohë për gazetarë!

Janë bërë më shumë se 10 orë që kur kanë nisur takimet e delegacionit të BE-së me Kosovën dhe Serbinë në Ohër.

Në rezidencën shtetërore të Maqedonisë Veriore janë duke qëndruar edhe liderët e kësaj të fundit, kryeministri Dimitar Kovaqevski dhe presidenti Stevo Penderovski.

Po ashtu i pranishëm në hollin e objektit është edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Për “ç’lodhjen” e gazetatëve nga pritja shumëorëshe po përkujdeset kryeministri Kovaqevski.

Ai po bisedon thuajse me secilin gazetar, si serbë ashtu edhe ata nga Kosova, raporton Indeksonline.

Më poshtë, pamjet: