10:33 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Takimi 40 minutësh i ambasadorit amerikan me Vjosa Osmanin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë , Philip Kossnet ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani

Indeksonline mëson se takimi ka nisur në ora 9:50 në zyren e kryeparlamentares dhe ka zgjatur 40 minuta.

Ndryshe, në ora 11:00 pritet që Kuvendi i Kosovës të mbajë seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës drejtuar nga Albin Kurti, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Vlen të theksohet se në seancë nuk do të jenë të pranishëm mediat dhe mysafirët, përshkak të hapësirës. /Indeksonline/