19:30 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Takimi Barça-PSG ka përfunduar me shenja pozitive

Barcelona dëshiron ta ketë Neymarin  në skuadër. Të paktën, kjo është dëshira e direktivës së Josep Maria Bartomeu dhe disa zyrtarve tjerë të lartë tek Barça.

Udhëtimi në Paris sot nga disa drejtues të Barçës kishte për qëllim arritjen e marrveshjes me PSG.

Edhe pse transferimi i tij ende nuk mund të konfirmohet mund të themi se ka shenja pozitive.

Parisi e ka vlersuar  Neymarin me  250 milionë euro, kurse Barcelona po ofron lojtarë për të zvogëluar këtë çmim.

Takimi pritet që të vazhdojë nesër përsëri dhe priten lajme pozitive në lidhje me këtë transferim./Indeksonline/.