15:29 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

Takimi i AAK-së, tri temat që u diskutuan

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka patur takim mesditën e sotme, pak kohë pasi kreu i partisë, Ramush Haradinaj, ka takuar Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.

Burime brenda AAK-së bëjnë të ditur se tri tema janë diskutuar në këtë takim.

Konstituimi i institucioneve të reja ka qenë një nga temat e diskutimit në këtë takim.

Në mbledhjen e AAK-së është diskutuar edhe për zgjedhjet lokale si edhe për listat për kuvendet komunale./Indeksonline/