09:49 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Takimi i liderëve nga Kosova me Mogherinin, jepet sinjali për vizat

Zëdhënësja e Komisionit Europian për Politika Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Maja Kociancic, ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në “Twitter” bashkë me politikanët kosovar.

Aty e shohim delegacionin kosovar në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini,

Kociancic në postimin e saj flet edhe për arsyet e këtij takimi të prijësve kosovarë me Mogherini-n, duket theksuar çështjen e liberalizimit të vizave dhe prespektiven evropiane.

“Federica Mogherini takohet me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Behgjet Pacollin, si dhe delegacionin e EU të dialogut, por po ashtu të diskutojë perspektivën për liberalizim të vizave dhe progresit në rrugën drejt BE-së” ka shkruar Kocijancic në llogarinë e saj në “Twitter”./Indeksonline/