09:04 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Takimi i parë, çka duhet të vesh një femër?

Takimi i parë gjithmonë ka rëndësi të madhe. Aty jepet përshtyja e parë që ka rëndësi për të ardhmen.

Femrat gjithmonë janë në stres se çka duhet të veshin në takimin e parë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë keni disa këshilla se si të visheni dhe të dukeni sa më bukur:

Përmbajuni stilit tuaj personal: Takimi i parë nuk është momenti për të treguar që ti ndjek trendet e fundit të modës me çdo kusht. Nëse ti vishesh sipas stilit tënd personal, mund t’i tregosh shumë për tipin tënd personit me të cilin po del, ndoshta edhe pa folur shumë. Dhe më e rëndësishmja nuk ke pse heq dorë nga stili juaj, për një person që në fund të fundit është ende një i huaj në jetën tuaj.

Rehatia është çelësi: nëse ju jeni tipi i këpucëve të sheshta dhe stilit sportiv do të jetë një gabim shumë i madh nëse në takimin tuaj të parë,vetëm për t’i bërë përshypje atij do të vishni taka tejet të larta dhe minifunde apo dekolte. Të ndihesh komode është shumë e rëndësishme, pasi impostimi apo jorehatia që të jep një veshje që nuk është e tipit tënd, ndikon në mëyrën e paraqitjes tek personi tjetër.

Bëhu seksi, por mos zbulo gjithçka: Nuk ke pse vishesh sikur po shkon për t’u tërbuar me shoqet në klub, por as edhe si një puritane, për të lënë përshtypjen e vajzës së mirë në takimin tënd të parë. Nëse je tipi që të pëlqen të dukesh pak seksi, atëherë gjej një rrugë të mesme. E mesmja e artë është gjithmonë perfektja.

Mos u stërmundo: Nuk është e nevojshme të stërmundohesh apo t’i japësh këtij takimi më shumë se ç’duhet rëndësi. Madje ti mund të shkosh në takim, edhe direkt pas pune me veshjen e zyrës. Mjafton që xhaketën ta lësh në zyrë…sepse duhet zbuluar pak dekolte…

Vish gjërat e tua të preferuara: Nëse u bëre lëmsh me veten sepse nuk po di ç’të zgjedhësh, mos u shqetëso aspak. Vish gjërat e tua të preferuara. Më beso që do të dukesh më e besueshme e veshur me diçka që ti e njeh mirë dhe që e dashuron.