12:04 / E Enjte, 26 Prill 2018 / k.v

Takimi i parë negociues për tarifën koncensionare të segmentit rrugor Milot-Morinë

Në vijim të tryezës mbi Infrastrukturën, të organizuar nga dhe nën kujdesin e Ministres se Shtetit për Mbrojten e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato, gjatë ditës së sotme, u mundësia takimi i parë negociues për tarifën koncensionare të segmentit rrugor Milot-Morinë, me përfaqësues nga grupi negociator i kryesuar nga z. Artan Shkreli, Zv/Ministër i Ministrisë së Infrastukturës dhe Energjisë, përfaqësues nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, si dhe transportues nga Republika e Kosovës.

Ky takim kishte si qëllim paraqitjen e një analize dhe efektet që ka dhe jep kjo tarifë për një grup kategorish të produkteve shqiptare, që eksportohen në Kosovë apo në vende të tjera të rajonit, si dhe propozimin për të gjetur një zgjidhje sa më të favorshme që çon në përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë të produkteve shqiptare.

Pas takimit, përfaqësuesit e palës shtetërore u angazhuan për të vijuar më tej me diskutime dhe vlerësimin e propozimeve tona, si dhe do të vijojmë kontakte të vazhdueshme deri në përfundim të kënaqshëm për të dyja palët.