11:18 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Takimi, Luka Modric – Florentino Perez do të mbahet nesër, por për çfarë do të flitet?

Luka Modric do t’i mbajë bisedimet deçizive me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez nesër, derisa kontigjenti i lojtarëve kroat tek Interi janë të bindur se Modric dëshiron të largohet nga Bernabeu.

32-vjeçari, i cili ishte kapiten i Kroacisë në Kupën e Botës, ka qenë subjekt i spekulimeve të mediave, të cilat e lidhnin atë me një kalim tek Interi, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, ai nuk është paraqitur ende në stërvitjet para-sezonale me Real Madridit në fillim të kësaj jave, duke krijuar spekulime të vazhdueshme te mediat italiane dhe ato spanjolle.

Sipas Gazzetta dello Sport, Modric do të udhëtojë drejt Madridit sot, dhe do t’i bashkohet së pari familjes së tij.

Dhe nesër, ai do të takohet me presidentin, Florentino Perez, i cili javën e kaluar tha se kroati mund të largohet vetëm për shumën e 750 milionë eurove.

Pritet që gjatë takimit sy më sy, Modric do ta informojë presidentin se dëshiron të largohet për një aventurë të re.

Tutje, GdS raporton se Ivan Perisic, Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko i kanë treguar klubit milanez se Modric dëshiron t’i bashkohet Interit./IndeksOnline/