19:41 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Takimi maratonë VV-LDK, pamjet kur liderët dalin prapa Kuvendit!

Tri orë ka zgjatur takimi ndërmjet përfaqësuesve të dy partive, Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arritje të marrëveshjes së koalicionit.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk është arritur as sonte. Partia e Albin Kurtit dhe Isa Mustafës pritet që t’i vazhdojnë edhe ditët në vazhdim takimet për finalizimin e marrëveshjes qeverisëse.

Indeksonline ka ‘kapur’ disa pamje ekskluzive, prapa Kuvendit, kur liderët dalin nga takimi.

Nga LVV-ja ishin lideri- Albin Kurti, Besnik Bislimi dhe deputeti, Glauk Konjufca.

Ndërsa, LDK, kryetari Isa Mustafa, nënkryetari Lutfi Haziri si dhe Avdullah Hoti. /Indeksonline/