18:23 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Takimi mes Isa Mustafës dhe Shpend Ahmetit shtyhet për javën tjetër

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti kanë pasur që të takohen ditën e nesërme.

Por ky takim është shtyrë që të mbahet javën tjetër, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka konfirmuar në Info Magazine anëtari i Kryesisë së PSD-së, Belgzim Kamberi.

“Mustafa dhe Ahmeti kanë pasur që të takohen nesër. Mustafa e ka shtyrë takimin për arsye private familjare”, është shprehur Kamberi.

“Kjo flet pozitivisht, ka një reflektim për të bashkuar opozitën. Mustafa ka reflektuar dhe ka ftuar edhe PSD-në. Ne ka një vjet që themi se opozita duhet të bashkërendohet. Takimi sa pasë të ndodh vetëm në mes të Mustafës dhe Ahmetit. Ky takim do të mbahet javën tjetër”.