09:35 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Takimi special i Meritan Shabanit me tifozët kosovarë të Bayern Munich

Festat e fundvitit, Meritan Shabani ka zgjedhur t’i kalojë në vendlindjen e tij, Kosovë.

Ylli i Bayern Munich ka arritur në Kosovë ditë më parë pasi mbaroi stinori vjeshtor në Bundesliga.

View this post on Instagram

?

A post shared by Meritan Shabani (@meritanshabani10) on

Në vizitën e tij në Kosovë, Shabani vendosi ta vizitojë edhe tifo-grupin kosovar të Bayern Munich, ”Bavarezët Kosovarë”.

Në këtë takim, tifozët kosovarë të Bayernit i dhuruan Meritanit disa fanella dhe kartolina për t’ua dhuruar edhe lojtarëve tjerë të bavarezëve, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing

Njoftimi i plotë i ”Bavarezët Kosovarë”:

”Me Meritanin kaluam çaste jashtëzakonisht të mrekullueshme, e njoftuam me anëtarët tonë dhe me aktivitetet tona”.

”Meritanit ja bëmë befasi disa dhurata si maica e fanklubit dhe kartolina në drejtim të lojtarëve tjerë të Bayernit”.

”Në fund u dakorduam që prapë të takohemi në verë me risi tjera. Atij i uruam sukses me shpresë se në verë na kthehet si fitues i tripletës”.

Image may contain: 13 people, people smiling, people standing

Përndryshe, Shabani u paraqitë disa minuta në ndeshjen e fundit të Bayern Munich, duke e zëvendësuar Thomas Muller kundër Eintracht Frankfurt./IndeksOnline/