15:43 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / S Z

Takohen Cameron e Netanyahu, flasin për lirimin e pengjeve

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe është takuar me kryeministrin e Izraelit në Knesset të Jerusalemit.

David Cameron dhe Benjamin Netanyahu zhvilluan një takim rreth konfliktit në vazhdim dhe marrëveshjes së fundit të përkohshme të armëpushimit.

Në fillim të seancës, Netanyahu tha se ka “shumë sfida” për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

“Ne shpresojmë të nxjerrim grupin e parë dhe pas kësaj, jemi të përkushtuar që t’i nxjerrim të gjithë jashtë”, tha ai.

“Ne do të vazhdojmë me qëllimet e luftës dhe për të shkatërruar Hamasin, sepse Hamasi tashmë ka premtuar se ata do të bëjnë të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe përsëri. Ky është një sekt që mbron gjenocidin”, citohet të ketë thënë Netanyahu.

Lord Cameron reflektoi mbi vizitën e tij në kibuc Be’eri më herët sot, duke i thënë Netanyahut se donte të shihte se çfarë ndodhi në “sulmin e tmerrshëm” dhe se Mbretëria e Bashkuar qëndron “në solidaritet” me Izraelin.

“Sot, sigurisht, është e rëndësishme që të flasim për armëpushimin e mundshëm humanitar”, shtoi ai, duke thënë se ishte një “mundësi e nevojshme” për të nxjerrë pengjet dhe për të dërguar ndihma në Gaza.

“Nuk mund të justifikoni kurrë marrjen e njerëzve peng dhe të gjithë të rrëmbyerit duhet të lirohen”, tha ai.