10:35 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Takohen gjeneralët: Ushtria jonë, në rresht me ushtritë aleate të botës

Deputeti i AAK-së që ka gradën e lartë të gjeneralit, Daut Haradinaj është takuar me shefin e ushtrisë së Kosovës, Gjeneral Rrahman Ramën dhe me kolegë të tjerë.

Haradinaj vlerëson se ushtria e Kosovës ështe storie e suksesit.

“Rastësisht pas raportimit në Komision, e takova mikun dhe shefin e ushtrisë Gjeneral Rrahman Ramen me kolegë. Një histori e suksesit është ushtria jonë, që po dëshmon se është në rresht me ushtritë aleate të botës” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/