16:58 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Takohen pronarët e çerdheve private në Fushë Kosovë, në ora 18:00 marrin vendim për hapjen apo jo të tyre

Mbyllja e çerdheve për të dytën herë me radhë që nga fillimi i pandemisë Covid-19 ka shkaktuar pakënaqësi si në mesin e prindërve ashtu edhe të pronarëve të tyre.

Ndërsa situata është përkeqësuar edhe më shumë kur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar u vendos që ato sërish të mos hapen.

Ndonëse sot u morë vendimi që në komunën e Fushë Kosovës, të bëhet hapja e çerdheve private, kjo duket të mos ketë bindur mjaftueshëm pronarët e këtyre çerdheve.

Ata në kushte anonimiteti tregojnë për IndeksOnline, se ndjehen të indinjuar me trajtimin që po ju bëhet.

“Herë hapu e herë mbyllu. Neve kjo po na kushton. Kemi bërë dezinfektimin e të gjithë hapësirë së kopshtit tonë dhe në fund na thanë që prapë s’mund t’i hapni. Kjo është përtej se qesharake, kjo s’ka asnjë kuptim. Ndërsa sot nga ora 18:00 do të takohemi të gjitha drejtoresha e do të marrim një vendim”, tha njëra nga pronaret e kopshteve në Fushë Kosovë për IndeksOnline.

Ndryshe çerdhet janë mbyllur që nga 13 korriku, pas shpërthimit të numrit të të prekurve me virusin corona në mbarë vendin tonë. /IndeksOnline/