Takohen Vuçiq dhe Putin, ja çfarë biseduan!
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar sot një takim në Kremlin.
Takimi njoftohet të ketë filluar pas një ore vonesë teksa është bërë e ditur se në mes dy shteteve vazhdon të ketë marrëdhënie të mira të cilat mbizotërojnë tani kur Vuçiq është presidenti i Serbisë.
“Marrëdhëniet e mira mbizotërojnë edhe tani kur Vuçiq është presidenti i Serbisë dhe unë besoj se ai do të vazhdojë në të ardhmen”, ka thënë Putin, transmeton Indeksonline.
Presidenti serb ka uruar Putin për kandidaturën e tij për një mandate të ardhshëm, ndërkohë ka falënderuar për mbështetjen e tyre.
Në takimin në fjalë morën pjesë edhe anëtarët e delegacionit nga të dy vendet./Indeksonline/